75 Mall Live Search
22:58 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / Gj. Sh

Manchester United lëshon fitoren nga duart në frymën e fundit (VIDEO)

Manchester Unitedit i ka ikur fitorja nga duart, vetëm pak minuta pa përfunduar ndeshja.

Pas fitores në derbin ndaj Manchester Cityt, United nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë, shkruan IndeksOnline.

”Djajtë e Kuq” ishin në epërsi qysh nga minuta e 43-të, kur Bruno Fernandez shënoi për 1-0.

Kur të gjithë prisnin tre pikë të reja, vendasit arritën të barazonin rezultatin me golin e 21-vjeçarit Michael Olise, i cili shënoi në 90+1.

Unitedin me këtë barazim mbetet në vendin e tretë në tabelë me 39 pikë, aq sa ka edhe Manchester City dhe tetë pikë më pak se skuadra e Arsenalit, e cila është lidere e Premier Ligës.

Në anën tjetër, Crystal Palace ndodhet në vendin e 12-të me 23 pikë./IndeksOnline/