75 Mall Live Search
07:38 / E Enjte, 19 Janar 2023 / L K

Kuvendi i Kosovës sot me seancën e radhës, diskutohet për 30% e Trustit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen këtë të enjte seancën plenare të radhës.

Mundësia për të tërhequr 30% nga kursimet e Fondit Pensional të Kosovës, do të diskutohet sërish sot në Kuvend.

Seanca e Kuvendit nis nga ora 10:00.

Kërkesën për tërheqje nga ky fond i kursimeve e ka shpalosur Partia Demokratike e Kosovës, si kërkesë të qytetarëve për të tejkaluar krizën financiare të shkarkuar nga rritja enorme e çmimeve shumë produkteve ushqimore e derivateve të naftës, transmeton IndeksOnline.