Bayern Munchen zyrtarizon Sommer

Pas lëndimit të rëndë të Manuel Neuer , FC Bayern ka nënshkruar kontratë me 34-vjeçarin Yann Sommer nga Borussia Mönchengladbach.
Portieri Sommer ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2025.
Sommer shprehet i lumtur për sfidën e re me Bayernin.
“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në FC Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë herë – e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi. Jam krenar që tani jam pjesë e FC Bayern. Kemi disa sfida të mëdha përpara. Mezi pres të filloj këtu me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe gjithçka që do të vijë. Dua të falënderoj Borussia Mönchengladbach për tetë vite e gjysmë të mrekullueshme dhe që mundësoi këtë transferim”, ka thënë Yann Sommer. /IndeksOnline/