75 Mall Live Search
19:58 / E Premte, 20 Janar 2023 / Gj. Sh

Zbulohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Kupa e Italisë ka njohur çerekfinalistet e sezonit 2022-2023, teksa surprizë ishin eliminimi i Milanit dhe i Napolit, përkatësisht nga Torino dhe Cremonese. Ndërkohë, Liga e Serisë A ka bërë të ditur edhe kalendarin e çerekfinaleve, duke zbuluar datat dhe oraret e të 4 sfidave.

Kështu të martën e 31 janarit, në orën 21:00, Interi do të presë Atalantën në “San Siro”, në një ndeshje teke, që do të vendosë edhe skuadrën që do të kualifikohet në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste do të mësohen të mërkurën dhe do të dalin nga ndeshja Fiorentina-Torino, e planifikuar për në orën 18:00 dhe sfida Roma-Cremonese, e planifikuar për në orën 21:00.

E enjtja në mbrëmje është rezervuar për një tjetër përballje mjaft interesante, siç është ajo mes Juventusit dhe Lazios.