75 Mall Live Search
22:51 / E Premte, 20 Janar 2023 / Gj. Sh

Talenti kosovar merr çmimin ‘Lojtari i vitit’ në Hendboll

Talenti, Erion Bajramaj, ka fituar çmimin lojtari i vitit në hendboll në Kosovë, për Grupmoshat U18.

Bajramaj shihet si shpresa e hendbollit kosovar, pasi deri më tani ka fituar shumë çmime në karrieren e tij, shkruan IndeksOnline.

Ai është shpallur dy herë kampion i Kosovës në Grupmoshat U18, si dhe ka fituar vendin e dytë për Grupmoshat U21.

Bajramaj është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U16 dhe Representacionit U18./IndeksOnline/