75 Mall Live Search
15:26 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / Gj. Sh

Mbyllet pa fitues derbi mes Liverpulit dhe Chelseas

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 21-të të Premier Ligës angleze mes Liverpulit dhe Chelseas.

Rezultati prfundimtar ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Gjatë 90 minutave u zhvilluar një ndeshje e barabartë mes të dyja skuadrave.

Vlen të përmendet se Chelsea arriti të shënonte qysh në minutën e 3-të me Kai Havertz, por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Liverpuli dhe Chelsea po kalojnë në krizë rezultatesh në kohët e fundit dhe aktualisht kanë nga 29 pikë, duke u renditur në pozitat tetë dhe nëntë./IndeksOnline/