Milan kërkon transferimin e veteranit Buffon

Milan është në telashe në vijën e fundit, pasi portieri kryesor Maignan është i lënduar.
Tatarusanu është zgjedhja e detyrueshme e Piolit në portë, por performancat e tij lënë shumë për të dëshiruar.
Sipas mediave italiane Milan tani po kërkon legjendën italiane, Gigi Buffon.
“Calcio Style” raporton se drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka kontaktuar me Buffon menjëherë pas ndeshjes së Kupës së Italisë mes Interit dhe Parmës.
Oferta e Rossonerëve është për një marrëveshje huazimi 6 mujore me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për sezonin tjetër.