75 Mall Live Search
14:48 / E Hënë, 23 Janar 2023 / LB

“Lutje për ndihmë”/ Hapet fondi për donacione pas vërshimeve në Skenderaj

Reshjet e dëndura të shiut kanë bërë që Skenderaji të jetë një nga komunat më të dëmtuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, dje vlerësoi se dëmi material nga këto reshje është rreth 10 milionë euro.

Ai sot ka publikaur të dhënat e fondit emergjent, duke kërkuar ndihmë nga të gjithë për të grumbulluar të holla që do të vihen në dispozicion të komunës, për kompensim të dëmeve materiale.