Gabriel Jesus ndahet nga e dashura tetë muaj pasi u bë baba

Fjalët në Brazil dolën se influencuesja e mediave sociale, Raiane, 21, kishte njoftuar se ishte ndarë nga ylli i Arsenalit, 25 vjeçar, pas një historie dashurie.
Media braziliane UOL pretendon se Raiane ka konfirmuar ndarjen përmes një ‘Insta Story’ në Instagram por që postimi më nuk është i disponueshmëm.
Ndarja vjen vetëm tetë muaj pasi Raiane solli në jetë vajzën e tyre, Helena.
Nuk ka asnjë foto të Jezusit dhe Raianes së bashku në faqen e saj në Instagram.
Ata raportohet se kanë qenë së bashku që nga korriku i vitit 2021. Ajo dyshohet se ka shkruar në historinë e saj “Para se të përhapen thashethemet, unë vetë ju bëj të ditur se unë dhe Gabrieli nuk jemi më çift’’.
SunSport ka kontaktuar përfaqësuesit e Jesus, por nuk kanë dashur ta komentojnë.

Ylli i Arsenalit ka mbetur jashtë fushës që kur pësoi një dëmtim në gju ndërsa përfaqësonte Brazilin në Kupën e Botës.
Ai iu nënshtrua një operacioni dhe tani po rikuperohet në mënyrë që të rikthehet për të ndihmuar me titullin e Topçinjve.
Gjatë fitores 3-2 të Arsenalit ndaj Manchester United, ai thuhet se i tha legjendës së UFC, Khabib Nurmagomedov se do të kthehet në veprim brenda pesë javësh. /IndeksOnline/
