Vodhën 4 mijë euro, djegin veturën më të cilën u larguan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grabitje e rendë ka ndodhur në komunën e Shtimes.
Dyshohet se 4 persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur një kompani në vlerë 4 mijë euro.
Ndërsa, vetura me të cilin janë larguar është gjetur e djegur në pyll.
Rasti është cilësuar si ‘grabitje e armatosur’, dhe është duke u hetuar.
“Katër persona të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje në një kompani ku kanë grabitur 4000 €. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila veturë më pas është gjetur e djegur në një pyll. Dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kishin hasur në një viktimë mashkull kosovar të cilit duke e kërcënuar me armë i kishin grabitur portofolin dhe telefonin mobil. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton IndeksOnline.