75 Mall Live Search
14:47 / E Premte, 27 Janar 2023 / B O

“Nuk festoi asnjëherë, e dija që e dashuron këtë klub” | Guardiola flet për trajnerin e Arsenalit

Skuadra e Manchester Cityt dhe ajo e Arsenalit sonte takohen nga ora 21:00 në ‘Etihad’ – në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e finales në Kupën FA.

Pep Guardiola gjatë konferencës për shtyp foli për trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta – duke treguar që spanjolli ka dashuri të madhe për ekipin ‘Topçinjë’.

”Ai nuk festonte kundër një klubi, kurrë… dhe ai ishte Arsenali. Nga ky moment e kam kuptuar se ai vërtetë e pëlqen këtë skuadër”, u shpreh Guardiola

Tekniku spanjoll gjithashtu dha një koment interesant edhe në lidhje me një kthim të mundshëm në Barcelonë.

”Nëse ata më thërrasin, unë do të shkoja. Barcelona është klubi im…”, ishin fjalët e trajnerit të Manchester Cityt.