75 Mall Live Search
14:36 / E Hënë, 30 Janar 2023 / mp

Diskutimi për Asociacionin: Është dashur të bëhen draftime të shpejta

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Rene Schlee nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung u shpreh se objektivi ka qenë lehtësimi i diskutimeve duke u bazuar ne draftin konkret.

Ai gjithashtu ka thënë se duhet të bëjmë përpjekje për normalizim të marrëdhënieve, raporton IndeksOnlin.

“Objektivi ynë ka synim lehtësimin e diskutimeve duke u bazuar në propozimin konkret. Nuk ka pasur shumë progres deri sot askush nuk ka prezantuar një propozim konkret. Duhet të bëjmë përpjekje, gjatë këtij procesi te normalizimit të marrëdhënieve ka pasur shumë raste që është dashur të bëhen draftime të shpejta ”, ka deklaruar Schlee.

Prezantimi i këtij drafti po bëhet një ditë para diskutimit për Asociacionin ku ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar përfaqësues të pozitës e opozitës.