Arrestohet për vjedhje 28-vjeçari në Mitrovicë, dërgohet menjëherë prapa grilave

Njësia patrulluese e policisë, të martën në rrugën ‘’Bislim Bajgora” në Mitrovicë, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë.
Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit B.K., 28-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, vegla pune dhe dëshmi tjera relevante që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale.
Gjatë verifikimit, ndaj personit të dyshuar ka rezultuar të ketë urdhëresë aktive të gjykatës, për të cilën njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë, e mbetur në tentativë./IndeksOnline/