Natë e “zezë” për PSG-në, lëndohen dy yjet e skuadrës

Nata e sotme duket se është e “zezë” për skuadrën e PSG-së.
Dy yjet kryesorë, Kylian Mbappe e Sergio Ramos, kanë pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Montpellier, shkruan IndeksOnline.
Ata janë detyruar të largohen nga loja ende pa kaluar 30 minuta, dhe nuk dihet shkalla e lëndimit.
Kjo është një goditje e madhe për PSG-në, ku pas dy jave do të përballen me Bayern Munchenin në Champions League./IndeksOnline/
