Shala i PDK-së: Caktimi i koeficientit është jomeritor, duhet të jetë minimumi 120 euro

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se shqetësuese mbeten dy çështje, njëra për vlerësimin e pronave dhe tjetra për koeficientin.
Ai ka thënë se vlera e koeficientit, minimum duhet të jetë 120 euro.
Sipas Shalës, në kohën e krizës më të madhe ekonomike në vend kur ende nuk ka rritje të pagës minimale, Qeveria goditi qytetarët me 90 për qind rritje të tatimit në pronën e paluajtshme.
“Qeveria të krijojë mundësi për rishikimin e tërësishëm të ligjit. Caktimi i koeficientit është jomeritor për qytetarët e vendit. Ky koeficient nuk zgjidh problemin e përfituesve. E paarsyeshme është goditja që i bëhet sektorit të sigurisë. Stimulon të rinjtë ta lënë Kosovën. Ne si GP i PDK-së propozojmë qe vlera e koeficientit të jetë minimum 120 euro”, ka thënë ai.