75 Mall Live Search
17:44 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Potter flet për transferimin e Enzo Fernandezit, thotë se e ka të vështirë të kuptohen

Chelsea në minutat e fundit të merkatos, ka transferuar mesfushorin argjentinas, Enzo Fernandez.

Rreth transferimin të tij u pyet edhe tekniku anglez, Graham Potter, i cili drejton skuadrën londineze, shkruan IndeksOnline.

Ai u shpreh i lumtur me transferimin e Fernandezit dhe e cilëson lojtar fantastik, por thotë se nuk kuptohen mirë për shkak të gjuhës.

“Jam shumë, shumë i kënaqur për marrëveshjen e Enzo Fernández sepse ai është një lojtar fantastik”.

Spanjishtja ime nuk është e shkëlqyeshme dhe anglishtja e tij nuk është e shkëlqyeshme, kështu që ne do të arrijmë atje. Ai është një djalë i ri mbresëlënës”, deklaroi Potter./IndeksOnline/