Superliga e Basketbollit vjen me dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaftë interesante në basketbollin kosovar, të vlefshme ër javën e 21-të të Prince Caffe Superligës.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Suharekës, ku kampioni në fuqi Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqire e Bashkimit, shkruan IndeksOnline.
Suharekasit ndodhen pozitën e dytë me 15 fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit kanë nëntë fitore dhe 11 humbje, duke u renditur në vendin e pestë.
Ndeshja zhvillohet më fillim nga ora 17:00.
Kurse nga ora 19:00, në Pallatin e Rinise dhe Sporteve në Prishtinë, Sigal Prishtina do të përballet me Ponte Prizrenin.
Bardhëkaltërit janë lider në tabelë me 15 fitore e pesë humbje, ndërsa klubi prizrenas është në vendin e shtatë me shtatë fitore e 13 humbje./IndeksOnline/