Sot ditë e veçantë për Ronaldon, Neymarin dhe Tevezin

Data 5 shkurt është e veçantë për tre yjet e futbollit, Cristian Ronaldo, Neymar dhe Carlos Tevezin.
Të tre këta emra të mëdhënjë të futbollit, sot kanë një gjë të përbashkët, e ajo është data e lindjes, shkruan IndeksOnline.
Carlos Tevez njohur me nofkën ”Apache”, i cili aktualisht ëshë trajner i klubit argjentinas, Boca Juniors, sot feston datëlindjen e 39-të.
Argjentinasi ka luajtur për klubet si Manchester United, Manchester City, Juventus.
Potugezi, Cristiano Ronaldo, i cili së fundi është transferuar te skuadra arabe Al Nassr, sot feston datëlindjen e tij të 38-të.
CR7 është njëri nga futbollistët më të mirë në dekadat e fundit, ku ka fituar të gjitha trofetë me skuadrat si Manchester United, Real Madrid e Juventus.
Ndërsa për ish futbollistin e Barcelonës dhe tani të PSG-së, brazilianin Neyamar, sot është datëlindja e tij e 31-të./IndeksOnline/