Pasi fitoi betejën me Kancerin, Haller shënon golin e parë me Dortmundin (VIDEO)

Pak ditë pasi Dortmundi trasferoi sulmuesin Sebastien Haller, klubi gjerman mori lajmin e hidhur, ku ai u diagnostifikua me kancer testikular.
28-vjeçari ishte jashtë fushave që nga qershori i vitit të kaluar, ndërsa pasi fitoi betejën me kancerin, zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare me 22 janar 2023, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa dje kur është shënuar edhe Dita Botërore e Kancerit, Haller shënoi golin e parë me fanellen e Dortmundit, në fitoren 5-1 ndaj skuadrës së Freiburgut./IndeksOnline/