75 Mall Live Search
12:21 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / S Z

Presidentja Osmani pas tërmetit në Turqi: Kosova e gatshme të ofrojë mbështetjen edhe nëpërmjet FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, i cili e goditi sot Turqinë. Osmani ka thënë se Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së

“Bashkëndjej me të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë. Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka shkruar Presidentja Osmani./IndeksOnline/