Humbi jetën para 6 javëve në vendin e punës, policia arreston tre persona

Ilmi Hakiqi, 48-vjeç, nga fshati Llapashticë e Epërme, kishte humbur jetën me 28 dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte rrëzuar nga 9 metra lartësi duke punuar në një objekt ndërtimi në Shkabaj të Obiliqit.
Policia kishte nisur hetimet në lidhje me vdekjen ndërsa sot është ka arrestuar tre persona të dyshuar, raporton IndeksOnline.
“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, të cilët janë duke e hetuar rastin e vdekjes së dyshimt, që ka ndodhë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kanë arrestuar tre persona të dyshuar. Ndaj njërit prej personave të dyshuar, është hapur rast për veprën Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës, ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë është hapur rast për kallëzim të rremë, pasi që ka rezultuar një mos përputhje e fakteve me deklaratat e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Personat e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime./IndeksOnline/