75 Mall Live Search
14:46 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / LB

Përfundon takimi Kurti-Lajçak-Hovenier

Sapo ka përfunduar takimi mes kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për medie.

Paraprakisht, Kurti sot ka zhvilluar një takim me ambasadoret e QUINT-it.

Kujtojmë se ditë më parë, Kurti ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës, gjashtë kushte  të cilat ndërlidhen direkt me marrëveshjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe.