KQZ sot vendos afatet për aktivitet zgjedhore për komunat e veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhje ku do të vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në veri të Mitrovicës.
Sipas njoftimit të KQZ-së, sot në rend ditës janë, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, që do të mbahen më datë 23 Prill 2023.
“Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, që do të mbahen më datë 23 Prill 2023”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Po ashtu në këtë mbledhje KQZ, do të shqyrtimi dhe miratoj kërkesën për zëvendësim të anëtarit të kuvendit Komunal në Viti, Gllogovc dhe Fushë Kosovë
“Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për vëzhgimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Estoni dhe Finlandë si dhe zgjedhjeve Presidenciale në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.