75 Mall Live Search
10:55 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / AR

Video/ Momenti kur vidhet vetura luksoze në Prishtinë, personat e maskuar vjedhin edhe të holla

Dje rreth orës 3 të mëngjesit është vjedhur një veturë në Lagjen e Re në Prishtinë.

Përveç veturës “Audi Q7” që sipas ankuesit kap shifrën e 55 mijë eurove, aty janë vjedhur edhe 400 euro kesh.

Ankuesi për Indeksonline tregon se kanë qenë dy persona të maskuar që kanë hyrë në garazhën e shtëpisë dhe më pas kanë vjedhur veturën.

I njëjti tregon se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

Për çdo informacion apelohet të kontaktojnë në numrat 048 10 70 78/ 044 900 523 ose në Policinë e Kosovës.