75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / AR

Zbulohet e vërteta rreth romancës së DiCaprio me modelen 19-vjeçare

Leonardo DiCaprio nuk është në lidhje me modelen 19-vjeçare Eden Polani, u shpreh një burim për PEOPLE.

Fituesi i Oskarit ndezi thashethemet për lidhje pasi mori pjesë në festën e publikimit të albumit të modeles Riley Montana (e njohur edhe si Ebony Riley) muajin e kaluar dhe u pa i ulur pranë Polanit. “Leo dhe Eden u ulën pranë njëri-tjetrit në festë dhe ishin në të njëjtin grup. Vetëm sepse Leo mund të jetë duke folur ose ulur me një vajzë nuk do të thotë ai po takohet me të”, u shpreh burimi.

Babai i saj, aktori Lorenzo Lamas, foli për New York Post menjëherë pas daljes publike dhe tha se gjërat mes dyshes nuk ishin serioze. Ai tha: “Ajo është e dashur, padyshim. Por ata nuk janë duke u takuar dhe ajo nuk e dëshiron atë sepse kjo do të ishte shumë keq.”

Pas ndarjes me të dashurën e tij prej katër vitesh modelen Camila Morrone, DiCaprio po kalonte kohë me modelen 27-vjeçare Gigi Hadid. Dyshja u fotografuan për herë të parë së bashku në një festë të Javës së Modës në Nju Jork në Casa Cipriani në shtator, me një burim filmi që i tha PEOPLE në atë kohë se ata e “pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po kalojnë mirë”. “Ajo është lloji i gruas që ai zakonisht e tërheq.”