75 Mall Live Search
17:47 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Sigal Prishtina përforcohet me aloqendrën amerikane

Klubi basketbollistik Sigal Prishtina. është përforcuar me alo/qendren amerikane, Nate Grimes.

26 vjeçari (208 cm) luan në pozitat 4 dhe 5, është prezantuar sot nga klubi bardhekaltër, dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm, shkruan IndeksOnline.

Në NCAA ka luajtur për skuadrën Fresno State me mesatare 11.4 pikë dhe 10.2 kërcime. Karrierën profesionale e filloi tek skuadra elitare finlandeze, Kobrat. Në vitin 2021 u transferua tek nënkampioni belg, Kangoeroes Basket ku ka luajtur me mesatare prej 18.0 pikësh dhe 11.9 kërcimesh dhe në të njëjtin sezon ka luajtur edhe për skuadrën e njohur gjermane BG Göttingen. Së fundmi ishte pjesë e ekipit të Superligës së Izraelit, Hapoel Eilat./IndeksOnline/