ESPN: Ancelotti ka pranuar ta drejtoj Brazilin

Carlo Ancelotti është favoriti kryesor për ta marr drejtimin e kombëtares së Brazilit.
”ESPN Brasil” raporton se tekniku italian ka pranuar ofertën e federatës braziliane, dhe do ta merr drejtimin e ”Seleçaos”, që nga muaji korriku i ardhshëm, transmeton IndeksOnline.
Sipas tyre, Anceloti do të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2026, pasi të përfundon Kampionati Botëror i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Raportohet se Federata braziliane dhe trejneri i Real Madridit nuk do ta bëjnë aktualisht publik marrëveshjen, pasi Ancelotti ka kontratë me ”Mbretërit” deri në vitin 2024.
Për këtë vendim të teknikut italian janë të informuar edhe futbollistët brazilian të Real Madridit./IndeksOnline/