75 Mall Live Search
19:46 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Guardiola për akuzat ndaj Manchester Cityt: Jemi të pafajshëm

Manchester City po akuazohet se ka thyer mbi 100 rregulla të “Fair Play”-t financiar të UEFA-s.

Edhe klubet e Premierligës janë bërë bashkë dhe kërkojnë një dënim për kampionin aktual të Anglisë, shkruan IndeksOnline.

Rreth këtyre akuzave ka folur edhe trajneri i Manchester Cityt, pep Guardiola.

Tekniku spanjoll thotë se klubi është i pafajshëm dhe beson në udhëheqësit e tij.

“Klubi ka dëshmuar në të shkuar pafajësinë. Ajo çka u paraqit të hënën ndaj nesh është e njëjta gjë që u paraqit dhe nga UEFA. Ne jemi dënuar për atë çështje. Dua të kujtoj që 19 klubet e tjera të Premier League po na akuzojnë pa na lënë të mbrohemi.

Jam i bindur plotësisht se jemi të pafajshëm. Jemi me fat që jetojmë në një vend ku të gjithë janë të pafajshëm derisa të provohet fajësia. Do të mbështes Man City para dhe pas vendimit“, ka deklaruar Guardiola./IndeksOnline/