75 Mall Live Search
23:10 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Dy golat e Uzunit i sjellin fitoren Granadas (VIDEO)

Myrto Uzuni i ka sjellë edhe një fitore skuadrës spanjolle Granada, e cila mposhti Tenerifen me rezultat 2-0.

Sulmuesi i kombëtarës shqiptare shënoi të dy golat, për skuadrën e tij, shkruan IndeksOnline.

Ishte minuta e gjashtë kur Uzuni fillimisht fitoi një 11-të metërsh dhe u tregua i sakt nga pika e bardhë.

27-vjeçari edhe golin e dytë e shënoi nga penalltia në minutën e 82-të.

Kjo është ndeshja e dytë radhazi për sulmuesin e kombëtarë shqiptare që shënon dopiet për skuadrën e Granadas, ndërsa kryeson edhe listën e golashenuesve në ligën e dytë të Spanjës me 17 gola./IndeksOnline/