Shkarkohet trajneri i skuadrës nga Premierliga Angleze

Skuadra e Premierligës angleze, Southampton, ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Nathan Jones.
Skuadrën në stërvitje dhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Chelseas, do ta drejtojë trajneri Rubén Sellés, transmeton IndeksOnline.

Klubi i Southamptonit gjithashtu ka njoftuar se se nga klubi janë larguar edhe trajnerët e ekipit të parë Chris Cohen dhe Alan Sheehan./IndeksOnline/