75 Mall Live Search
19:01 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / C E

Tifozët e Cityt e fishkëllejnë himnin e Premier Ligës para ndeshjes me Aston Villan

Tifozët e Manchester City fishkëllyen himnin e Premier Ligës përpara fillimit të ndeshjes me Aston Villan në stadiumin ”Etihad” sot.

Kjo ishte ndeshja e parë e kampionit anglez që kur u akuzua për 115 shkelje të rregulloreve të Fair Play Financiar të Premier Ligës të hënën.

Klubi ka mohuar fuqishëm çdo keqbërje dhe protesta e tifozëve i bëri jehonë përshëndetjes së tyre të gjatë të himnit të Ligës së Kampionëve për padrejtësitë e perceptuara nga organi qeverisës evropian UEFA.

Trajneri, Pep Guardiola i kishte kërkuar të premten skuadrës dhe tifozëve që të afrohen më afër se kurrë në një mbrojtje pasionante të klubit.

Pati këngë të tjera që talleshin me Premier Ligën dhe këngë në mbështetje të pronarit Sheikh Mansour.

Gjithashtu u shpalos një banderolë që mbante një mesazh, “Pannick në rrugët e Londrës”, në lidhje me Lord Pannick, avokatin që City ka punësuar për të luftuar çështjen e tyre.

Untitled – Feb 12, 2023 (streamin.me)