Messi e Mbappe së bashku në stërvitje, bëhen gati për ndeshjen kundër Bayernit

Si Messi ashtu edhe Mbappe kishin qenë në dyshim për ndeshjen e parë e 1\16 në Ligën e Kampionëve, por këto dyshime janë zhdukur pas paraqitjes së tyre në stërvitje me ekipin parisien ditën e sotme.
Argjentinasi pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Olympique Marseille në ‘Coupe de France’ javën e kaluar, dhe u ai mund të humbiste ndeshjen të martën në mbrëmje.
Ndërkohë, Mbappe nuk ka luajtur që nga fillimi i muajit për shkak të një dëmtimi në kofshë të pësuar kundër Montpellier. Përmes një deklaratë të shkurtër njoftuan lajmin për lëndimin e tij në fillim të shkurtit, PSG tha se pritej që francezi të ishte “jashtë fushës për tre javë”.
Galtier u fotografua thellë në bisedë me Mbappe teksa ata dolën në terrenin e stërvitjes.
Marco Verratti, i cili gjithashtu humbi udhëtimin në Monako, për shkak të një dëmtimi në kofshë, gjithashtu u stërvit. /IndeksOnline/



