75 Mall Live Search
15:09 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / B O

Aliu nga KF Çeliku i Ferizajt në AC Milan të Italisë

Lojtari i ekipit ferizajas KF Çeliku, Aldion Aliun është ftuar nga ekipi Ac Milan ne turnir në Itali ka njoftuar ky klub përmes një publikimi në faqen e tyre zyrtare.

Aldioni do të jetë lojtari i parë nga një akademi futbolli e Kosovës që do ta vesh fanellën e ekipit të famshëm italian Ac Milan. Krenar me të janë treguar Klubi i tij i futbollit KF Çeliku. Me Aldionin kanë punuar për kohë të gjatë trajnerët Liridon Jetishi, Shpejtim Muhaxheri dhe Lirak Abdullahu.

Ndryshe, Aldioni është djali i frizerit të famshëm në Ferizaj, Tafa.

“Kf Çeliku gjithmonë ka qenë vatër e Talentëve. Ekipi i Çelikut i mirëpret dhe i zhvillon talenteve dhe gjithëve ju ftojmë të vini në çerdhen e talentëve dhe të ndjekni rrugën e Aldionit” thuhet në publikimin e këtij klubi.