75 Mall Live Search
20:53 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / C E

Statistikat e mahnitshme të Ismajlit në ndeshjen e rikthimit te Empoli

Ardian Ismajli i mungoi në tre ndeshje skuadrës së Empolit në Serie A, megjithatë menjëherë sapo u rikthye nga dëmtimi tregoi në fushë se është një lider për skuadrën e drejtuar nga trajneri Paolo Zanetti.

26-vjeçari ishte një nga më të mirët për Empolin në barazimin 2-2 ndaj Spezias teksa statistikat e zbuluara në emisionin “Analizë Kuq E Zi”, janë në krahun e mbrojtësit të kombëtares.

Ajo që binte në sy është fakti se Ismajli fitoi 92% të dueleve defensive, po ashtu mbrojtësi kishte një përqindje të lartë saktësie edhe në duelet ajrore. 86% ishin duelet ajrore të fituara nga Ismajli ndërsa një tjetër statistikë vërtet domethënëse ishte edhe ajo e pasimeve të sakta me lojtarin e kombëtares që kompletoi me sukses 90% të pasimeve.

Statistikat e plota të Ismajlit në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Spezias: