75 Mall Live Search
14:20 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / MSH

Stoltenberg viziton Turqinë, pritet të takohet me Erdogan

Jens Stoltenberg pritet të vizitojë nesër Turqinë.

Gjatë vizitës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të përcjellë mbështetjen e aleancës ushtarake për Turqinë në sfondin e tërmetit.

Ai do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

Në takim do të diskutohet edhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO.