75 Mall Live Search
16:58 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Valmir Veliu ndryshon skuadrën

Futbollisti kosovar Valmir Veliu, është futbollist i ri i skuadrës turke Istanbulspor.

Veliu është huazuar nga skuadra Gaziantep, deri në përfundim të kampionatit, shkruan IndeksOnline.

Ky transferim i tij vie pasi skuadra e Gaziantepit vendosi të tërhiqet nga garat për shkak të termetit të fundit që goditi zonën e Kahramanmaras në Turqi.

Skuadrat që kanë kërkuar të tërhiqen nga garat janë: Hatayspor dhe Gaziantep FK në Spor Toto Super League, Yeni Malatyaspor dhe Adanaspor në Spor Toto Liga 1, Adıyaman FK dhe Diyarbekirspor nga TFF Liga e 2-të dhe Nigde Anadolu, Malatya Arguvan Spor’.

Federata e Futbollit të Turqisë ka vendosur që mos të përjashtoj skuadrat nga garat për këtë sezon, por ndeshjet me kundërshtarët e tyre do të regjistrohen me rezultat zyrtar 3-0./IndeksOnline/