Benfica një hap larg kualifikimit, fiton si mysafire e Brugge

Skuadra e Benficas ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Club Brugge në 1/8 e finales së Ligës së Kampioneve.
Portugezët shënuan fitore të pastërt me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Joao Mario në minutën e 51 nga penalltia dhe David Neres në të 88-in minutë, shënuan golat e fitores për Benfican.
Kjo është një fitore e rëndësishme para ndeshjes kthyese e cila zhvillohet me 7 mars në portugali./IndeksOnline/