75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / MSH

Dëmtohen binarët në Prizren

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit raportohet të jenë dëmtuar një pjesë e binarëve të hekurudhës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:15.

“Është raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar një pjesë e binarëve të hekurudhës” thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “Dëmtim prone” dhe është duke u hetuar.