75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / AR

Kuvendi i Kosovës lëshon zilen për ta “penguar” konferencën e Haki Abazit

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar zilen 10 minuta më herët që i urdhëron deputetët të futen në sallë, pikërisht në orën 10:00 kur edhe pritet të mbahet konferenca e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Haki Abazi ka paralajmëruar se do t’i nxjerrë sot në publik disa audio-inicizime, të cilat kryeministri Albin Kurti “mëton t’i mbulojë përmes shkarkimit tim”.

Për këtë çështje, ish-zëvendëskryeministri Abazi do të mbajë konferencë për media të enjten në orën 10:00.