Skuadra shqiptare FC Disapora nga Zvicra viziton Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë

Skuadra shqiptare nga Zvicera, FC Diaspora 2014, po qëndron për vizitë në Kosovë, për 15 vjetorin e Pavarësisë.
Ata gjatë ditës së sotme kanë vizituar Prekazin legjendar, dhe kullat e Jasharajve, shkruan IndeksOnline.
Shumica e futbollistëve të skuadrës janë me preardhje shqiptare dhe misioni i tyre për këtë vizitë është të ja prezantojnë Kosovën futbollistëve të huaj.
Kujtojmë që FC Diaspora garon në ligën e dytë regjionale të Zvicres./IndeksOnline/