Trepça finalistja e parë e Kupës së Kosovës

Klubi basketollstik Trepça është skuadra e parë finaliste e Kupës së Kosovës.
Mitrovicasit kanë mposhtur në gjysmëfinale skuadrën e Rahovecit me rezultat 87-79 (17:21, 27:17, 20:13, 23:28), shkruan IndeksOnline.
Më të mirët te Trepça ishin Will Daniels me 18 pikë dhe Mikaile Tmusiq me 15 pikë e gjashtë kërcime.
Në finale Trepça do të pret fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina, e cil nis nga ora 20:00../IndeksOnline/