Messi lanson raketën nga gjuajtja e lirë, i sjell fitoren PSG-së në minutat e fundit (VIDEO)

Lionel Messi i ka sjellur fitoren PSG-së ndaj Lille në sekondat e fundit të ndeshjes.
Sulmuesi argjentinas shënoi nga gjujtja e lirë për rezultatin 4-3 në minutën 90+4, shkruan IndeksOnline.
PSG kishte epërsinë prej dy golave, me Mbappen e Neymar që shënuan në minutat 11 dhe 17-të.
Në vazhdim Lille arriti të shënoj tre gola duke e përmbysur rezultatin.
Diakite, David dhe Bamba shënuan për skuadrën mysafire.
Mbappe shënoi golin e dytë personal në ndeshje duke arritu të barazoj rezultatin në minutën e 87-të, e më pastaj Messi shënoi golinne fitore në 90+4./IndeksaOnline/