Lëndimi i Nunez, Klopp jep detaje

Sulmuesi i Liverpulit, Darwin Nunez, ka pësuar në lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Newcastle, ku u detyrua të largohet para kohe.
Liverpuli fitoi me rezultat 2-0, mr golat e Nunez dhe Gapkos, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i redsave Jurgen Klopp, pas ndeshjes ka thënë se sulmuesi uruguaian ka pësuar një lëndim në shpatull dhe duhet të pritet për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
“Lajmi i keq është se Nunez vuan një problem në shpatull dhe se duhet të shohim e të presim për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth dëmtimit të tij. Duhej ta zëvendësoja pasi e kishte të pamundur për të vazhduar.
Nuk di çfarë të them në këtë moment pasi Nunez ndjen dhimbje. Shpresoj që te jetë një dhimbje që do të kalojë dhetë mos ketë asgjë serioze. Ndeshja tjetër është ndaj Real Madrid dhe shpresoj të jemi në gjendjen më të mirë të mundshme”, u shpreh Klopp./IndeksOnline/