75 Mall Live Search
08:11 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Pas fitores së Trepçës, mijëra njerëz pritën trofeun e Kupës së Basketbollit në sheshin e Mitrovicës

Qyteti i Mitrovicës mbrëmë pati një festë të gjatë, pasi që ata u shpallën fitues të Kupës së Kosovës në Basketboll.

Klubi nga Mitrovica KB Trepça, fitoj për vitin e dytë me radhë Kupën e Kosovës.

Si pasojë e kësaj, mijëra qytetarë kishin dalë në sheshin e qytetit për të pritur kupën dhe ekipin kampion.

KB Trepça në finale mposhti Sigal Prishtinën. Ndeshje kjo e zhvilluar me mjaft tensione si nga lojtarët po ashtu edhe nga publiku. /IndeksOnline/