75 Mall Live Search
22:52 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / C E

Napoli po shkëlqen edhe në Champions, e mposht lehtësisht Frankfurtin

Napoli ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Eintracht Frankfurt në ndeshjen e xhiros së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Italianët fituan me rezultat 0-2 përballë skuadrës gjermane, shkruan Indeksonline.

Golat për Napolin i shënuan Victor Osimhen (40’) dhe Di Lorenzo (65’).

Nga minuta e 58-të Frankfurti ka luajtur me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Kolo Muani.

Ndeshja e kthimit në Napoli do të zhvillohet me 15 mars. /IndeksOnline/