75 Mall Live Search
09:01 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / B O

Rrahmani e befasoi tifozin pas paraqitjes fanastike që pati mbrëmë në Champions League

Skuadra e Napolit mbrëmë arriti një fitore të madhe si mysafir i Eintracht Frankfurtit me rezultatin 0-2 në ndeshjen e vlefshme për fazën 1/8 e finales në UEFA Champions League.

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushë dhe sipas ‘sofascore’ ai mori notën 7.6.

Pas ndeshjes mbrëmë, kapiteni i Kombëtares së Kosovës shkoi te tifozët e Napolit dhe ia dha fanellën një mbështetësi, i cili u ndje shumë i lumtur.