75 Mall Live Search
15:03 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / L K

E papritur, Valbona Mema largohet nga Big Brother VIP Albania

Valbona Mema është larguar përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia – e që është lexuar nga Luizi.

Largimi i saj i papritur ndodhi për shkak se ajo ka një familjar të shtruar në spital dhe për këtë sipas produksionit nuk ka pyetje.

Ndryshe, aty u njoftua se televotimi për këtë të shtunë është anuluar.