Buxheti nuk shkon as në seancën e së premtes
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018 nuk do të bëhet as në seancën e së premtes në të cilën presidenti Hashim Thaçi do t’u adresohet deputetëve, njofton Klan Kosova.
Kryekuvendari, Kadri Veseli ka thënë pas mbledhjes së kryesisë se nuk kanë rënë dakord për shkak të mospajtimeve mes pozitës dhe opozitës.
“Nuk kalon në kryesi buxheti, kalon në kuvend”.
“Nuk patëm vendimmarrje pasi pozita kërkonte që të mbahej të premten ndërsa opozita nuk ishte e pajtimit që të shkohej me shmangie nga rregullorja”.
“Dhe pastaj unë mora vendimin që të respektohej rregullorja”.