“Sa vjeç je? Ik shko te mami”, si e ngacmoi kapiteni i Trepçës supertalentin 16 vjeçar të Istogut

Istogu barazoi 1-1 me Trepçën në ndeshjen e vikendit që lamë pas.
Trajneri Fisnik Gashi në minutën e 60-të inkuadroi në lojë supertalentin e skuadrës, Erlind Mulaj.
Madje sulmuesi i talentuar u bë rreziku permanent për mysafirët duke rrezikuar disa herë portën e Trepçës.
Kapiteni i mitrovicasve Liridon Voca pati disa duele të vështirë me 16 vjeçarin e Istogut.
Në një moment, Voca e ka pyetur Mulajn se sa vjeçar është. Kur sulmuesi i ka thënë se ka vetëm 16 vite jetë, Voca në humor i ka thënë Mulajt që të shkon te mami.

Megjithatë duelet mes tyre ishin fer dhe dy lojtarët në fund të ndeshjes u përshëndetën./Indeksonline/