Postoj video duke shtënë më AK-47, i bastiset shtëpia drenicasit

Policia e Kosovës ka njoftuar se person i cili ka bëre video duke shtënë me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47, i është bastisur shtëpia dhe i është lënë ftesa të paraqitet në stacion policor, pasi i njëjti nuk ndodhej në shtëpinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Skenderajit mbrëmë rreth orëve të vona.
“Njësiti policor gjatë një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur një video incizim ku i dyshuari ka shtënë me armë zjarri dyshohet AK-47. Arma nuk është gjetur po ashtu as i dyshuari nuk ka qenë në shtëpi. Të dyshuarit i është lënë ftesa të paraqitet në stacion policor”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.